+Rreth nesh

 

 

"TREND" është themeluar në vitin 1990 në Prishtinë, si kompani e vogël private, fillimisht duke ofruar shërbime të kufizuara të shtypit,  pastaj prodhimit të amballazhit nga letra dhe kartoni, dizajnit grafik dhe multimedia shërbimeve dhe që atëherë vazhdon të jetë aktive në këtë veprimtari. Por tani, si kompani e cila ofron shërbime të plota në industrinë grafike, e vendosur në Pristhinë dhe Fushë Kosovë.

 

Duke ju falënderuar stafit entuziast, investimit në teknologji, dhe sjelljës së vazhdueshme të produkteve të reja me cilësi të lartë në treg, "TREND" ka arritur të eksporton produktet e veta në shumë shtete të Ballkanit dhe Evropës siç janë: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Hungaria, Zvicra, Gjermania, Italia etj.

 

"TREND" është i organizuar në tri njësi të punës:
1. Studio grafike
2. Shtypshkronja
3. Prodhimi i amballazhit
 
"TREND" ka një staf të përgatitur profesionalisht dhe me më shumë se 20 vjet përvojë pune, që në vazhdimsi kontraktohet nga klientë vendorë dhe ndërkombëtar duke përfshirë këtu edhe organizata me renome botërore.

 

Eksperienca, stafi profesional, makineritë adekuate, kualiteti, çmimet e arsyeshme, marrëdhëniet korrekte me partnerët dhe vëllimi i vazhdueshëm i punës, janë disa nga shtyllat ku bazohet stabiliteti dhe suksesi i kompanisë.

 

 

+Mission

 

Është misioni ynë, për të kontribuar në suksesin dhe prosperitetin e konsumatorëve, të punësuarëve dhe komunitetit tonë.